Dreka e “varfer” e shqiptareve

10/03/2010 20:20

Cmimet e larta te produkteve detyrojne familjet shqiptare te reduktojne ne maksimum ushqimin ne tryeze.

“Dje bera fasule, vetem fasule. I hodha nje pike vaj ulliri dhe asgje tjeter, as domate, as sallate, asgje”, tregon nje grua ne moshe.

Te mendoje se cfare te beje per dreke dhe si ta nxjerre ate me lire, eshte stresi i perditshem qe e shoqeron kete amvise ne nje familje prej dy vetesh, ku burri merr nje page minimale dhe ajo vete nje pension 13 mije leke.

Dreka per sot eshte musaka me presh, te cilen amvisa e llogarit 250 deri 300 leke, pa mish. Nuk behet fjale per nje sallate, apo dicka tjeter shoqeruese. Per t’u ngopur eshte shtuar konsumi i bukes.

“Per dreke eshte vetem gjella. Mundohemi ta sajojme. Me cfare ta bej preshin musaka? Pa mish, se nuk arrijhme ta marrim. Mire ne qe jemi pleq, po te ishte nje i ri c’do te behej”, shprehet amvisa.

Te gjitha vaftet jane reduktuar, madje nga tryeza eshte hequr edhe embelsira. Sheqeri blihet vetem per kafe.

“Nje kile sheqer qe mora une e mora vetem per kafe. Kemi mbetur dhe pa kafe, pleq jemi, ilace marrim, por…”, thote ajo.

Ajo kujton me nostalgji kohen kur ne fundjave mblidhte ne shtepi femijet e martuar dhe shtronte tryezen, apo te shkoje per vizita tek te afermit.

“S’ka me si me pare, qe merrja femijet per dreke. Nga ana tjeter, them ishallah nuk me fton njeri, se nuk shkohet tek tjetri me 2 mije leke. Cmimi i dritave eshte tmerr, morem vesh qe do rritet dhe uji, u bera keq”, shton me tej gruaja.

Top Channel