Kontrabanda, gjobe Neranxit

09/03/2010 15:25

Prokuroria e Tiranes i kerkoi gjykates te shpalle fajtor biznesmenin dhe  ish-deputetin e LSI-se Nikollaq Neranxi, per akuzen e kontrabandes dhe ta denoje ate me 10 milione leke gjobe.

Neranxi akuzohet nga prokuroria te jete i implikuar ne 21 raste kontrabande te mallrave qe tregon kompania e tij, nga Greqia ne Shqiperi duke i shkaktuar shtetit nje dem prej rreth 13 milione e 664 mije leke.

Sipas prokurorise, nga viti 2001 deri ne gusht 2004, Neranxi ka kaluar mallrat e ndryshem kontrabande si kaseta, albume fotografike, CD apo filma fotografike. Prokurori tha se ka qene dogana greke qe kishte hapur nje hetim ndaj shoqerise greke Sacofot. Per kete hetim u kerkua edhe bashkepunimi i doganave shqiptare dhe gjate verifikimeve doli se ne 21 raste, sipas faturave te kesaj shoqerie, rezulton se malli i saj ka hyre ne Shqiperi i pazhdoganuar dhe ne te ishte perfshire edhe biznesmeni shqiptar Nikollaq Neranxi.

Per kete ceshtje vitin e kaluar Prokuroria e Pergjithshme i kerkoi kuvendit heqjen e imunitetit te deputetit Neranxi  dhe kuvendi pranoi duke lejuar nisjen e hetimeve ndaj tij. Neranxi perfaqesohet ne kete proces nga ish-prokurori i pergjithshem Theodhori Sollaku i cili javen e ardhshme do te paraqese mbrojtjen.

Top Channel