Dite te veshtira per ekonomine shqiptare

07/03/2010 12:45

Kur bota konsiderohet tashme zyrtarisht e dale nga kriza me e ashper ekonomike qe nga Lufta II Boterore, ekonomia shqiptare mund te mos ta kete kaluar pjesen me te veshtire te saj.

Instituti i Vjenes per studime ekonomike nderkombetare, nje organizem i specializuar ne analizat ekonomike, parashikon se viti 2010 do te jete per ekonomine shqiptare me i veshtire se ai qe lame pas. Ne nje raport te publikuar vetem dy dite me pare, i hartuar mbi mbi te dhenat e dy muajve te pare te vitit, Instituti i Vjenes parashikon se gjate ketij viti ekonomia shqiptare do te kete nje rritje minimale, prej vetem 1 per qind.

Raporti thote se viti 2010 do te sjelle ne Shqiperi edhe rritje te papunesise, e cila sipas projeksioneve do te arrije ne rreth 15 per qind, nje shifer kjo e artikuluar me pare, jozyrtarisht edhe nga eksperte te Bankes Boterore.

Sipas raportit, 2010-a, nuk do te jete nje vit i veshtire vetem per ekonomine shqiptare, pasi situata ekonomike pritet te jete e zymte ne te gjithe rajonin. Per Bosnjen, Malin e Zi dhe Kroacine parashikohet qe rritja ekonomike ne 2010 te jete serish negative ne shifren -1 per qind, ndersa Maqedonia pritet qe kete vit te jete ne stanjacion, nje situate me rritje ekonomike 0.

Sipas institucioneve nderkombetare, vitin e kaluar Shqiperia ishte vendi me rritjen ekonomike me te larte ne Europe, e cila perllogaritet ne 3 deri ne 4 per qind. Por ne gjysmen e dyte te vitit dhe dy muajt e pare te 2010-es, nje sere treguesish zyrtare, deshmojne se ekonomia ka hyre ne nje faze te forte ngadalesimi, e cila po reflektohet me renie te ndjeshme te konsumit, rrudhjen e te ardhurave ne buxhetin e shtetit dhe tkurrje te forte te investimeve private dhe publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA