PS ne kuvend vetem per kutite

04/03/2010 12:00

Socialistet vendosen sot paradite qe te hyjne ne seancen plenare te kuvendit. Vendimi eshte marre gjate mbledhjes se grupit parlamentar socialist. (UPDATE)

Kuvendi kishte lajmeruar rendin e dites per seancen e sotme ku ne fillim do te diskutoheshin disa projektligje te paraqitur nga ana e qeverise dhe ne fund te seances do te votohej propozimi per te futur ne kalendarin e punimeve te kuvendit projektligjet e propozuara nga opozita per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit.

Per te bere kete ndryshim duhen 84 vota te cilat arrihen vetem me nje konsensus mes pozites dhe opozites ne kuvend.

Por per socialistet vendosja e kerkesave te tyre ne fund te rendit te dites eshte interpretuar si nje kusht i vendosur nga mazhoranca per socialistet te cilet ne fillim duhet te vijne ne seancen plenare per te votuar projektligjin per gjykatat administrative, projekt qe kerkon edhe votat e majta per te arritur shumicen.

Dhe me pas kuvendi dhe mazhoranca do te miratonin kerkesen e opozites per te futur ne rendin e dites projektligjet e propozuara nga opozita.

Socialistet me vendimin e marre paraditen e sotme e kane refuzuar hapur kete kusht te vendosur nga mazhoranca dhe kane njoftuar se do te jene ne sallen e kuvendit vetem ne fund te seances kur do te nise diskutimin per kalendarin e punimeve te kuvendit.

Mosprania e tyre ne salle do te thote deshtim per miratimin e projektligjit per gjykatat administrative.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA