U transferua te Tus Koblenci si nje prej lojtareve qe mund ta ndihmonte skuadren te mbijetonte ne Bundesligen 2. Megjithate, ky sezon nuk eshte nder me te miret per Ervin Skelen.
Mesfushori i kombetares shqiptare eshte aktivizuar shume pak, mbi te gjitha ne fazen e dyte te kampionatit. Ne gjashte takimet e luajtura deri me tani ne gjysmen e dyte te ketij edicioni, 33-vjeçari ka luajtur vetem 110 minuta loje.
Prej emerimit ne krye te stolit te trajnerit Petrik Sander, Skela ka humbur formacionin dhe eshte shnderruar ne nje lojtar zevendesues. Per revisten gjermane, “Kicker”, trajneri ka zbuluar arsyet perse nuk eshte mbeshtetur te kualiteti i fantazistit te perfaqesueses kuqezi dhe tek eksperienca e tij.
“Ne momentin kur ne krye te skuadres emerohet nje trajner i ri, ai e ka mjaft te veshtire qe te beje nje analize te sakte te gjendjes se ekipit. Megjithate, personalisht e cilesoj avantazh faktin qe e njoh prej kohesh Skelen. Me te kam nje marredhenie besimi reciprok”, deklaroi Sander.
“Une e njoh potencialin e Ervinit, anet e tij te forta dhe anet e dobeta. Megjithate, per momentin synimi im kryesor eshte qe ne fushen e lojes te hedh skuadren me te mire te mundshme, per te marre rezultatet e deshiruara, dhe jo domosdoshmerisht 11 futbollistet me te mire”.
Trajneri i Koblencit ka konfirmuar se vlonjati eshte i zhgenjyer nga situata e krijuar, por ai theksoi se Skela do te zbrese ne fushe ne momentin e duhur “E kam te qarte faktin, se ashtu si ndodh me çdo lojtar qe nuk luan, edhe Skela eshte i zhgenjyer. Megjithate, me duhet te gjej kohen e duhur per ta aktivizuar, momentin kur aftesite e tij do t’i sherbejne skuadres”. Ndryshe nga mesfushori, bashkejetesa me Sander eshte e lumtur per nje tjeter element te Kombetares sone: Edmond Kapllanin. Prej huazimit ne janar nga Augsburgu, sulmuesi jo vetem qe luan ne formacion, por eshte rikthyer edhe te goli.
Top Channel