Arsenal, New York Knicks, Hamilton, Zverev, viti 2026 iu jep fund ‘thatësirave’ sportive. Edhe në Botërorin 2026…
Crans Montana që në këto orë ka qenë në qëndër të kronikës së zezë në nivel botëror për masakrën e Vitit të Ri, është një lokalitet i lidhur shumë me sportin. Bëhet fjalë për një vend ikonik për skitë.
Qyteza zvicerane, teatri i shpërthimit tragjik që ka shkaktuar dhjetëra viktima, është një vend historik i garave të Kupës së Botës në Skitë Alpine; në pistat e Mont Lachaux e Nationale në 30-31 janar janë programuar zhvillimi i vgarës së zbritjes së lirë për vajza dhe superG për djem.
Etapa zvicerane do të jetë gara e fundit për Skitë Alpine, përpara Lojërave Olimpike të Milano Cortinës. Për më tepër ky territor skish do të presë edhe Botërorin e Skive që është në program në 14 shkurtin e vitit 2027.
Crans Montana është një vend nga i cili ruajnë kujtime të pashlyeshme emrat më të njohur të skive italiane duke nisur nga Alberto Tomba për të vijuar me binomin Federica Brignone-Sofia Goggia e Dominic Paris e deri te Nicol Delago e Marta Bassino për rezultatet e shkëlqyera të tyre.
Top Channel