Guardiola te Italia pas largimit nga City? Reagon trajneri katalanas: Kam nevojë për pushim, duhet të ndalem dhe të marr frymë
Enzo Maresca nuk është më trajner i Chelsea-t, pas prishjes së marrëdhënieve mes teknikut italian dhe drejtuesve të klubit londinez. Vendimi për ndarjen e rrugëve ka shtyrë menjëherë Chelsea-n të nisë kërkimet për një trajner të ri, me fokus të veçantë brenda strukturës së vet.
Sipas The Guardian, drejtuesit e “Blues” po shqyrtojnë seriozisht emrin e Liam Rosenior, aktualisht trajner i Strasbourg, klub partnere i Chelsea-t. Rosenior është konsideruar prej kohësh si një kandidat potencial për stolin e Stamford Bridge dhe profili i tij përputhet me modelin e trajnerëve që klubi synon për projektin afatmesëm.
Rosenior u emërua në krye të Strasbourg në vitin 2024 dhe në sezonin e tij të parë arriti ta mbyllë kampionatin në vendin e shtatë, një rezultat që ka rritur vlerësimin e tij brenda grupit drejtues të Chelsea-t.
Largimi i Marescas vjen pas një periudhe tensioni të vazhdueshëm, që u bë publik muajin e kaluar kur italiani deklaroi se kishte kaluar “48 orët më të këqija të karrierës” pas fitores 2-0 ndaj Evertonit, një koment i interpretuar si kritikë ndaj hierarkisë së klubit, të cilin ai nuk e sqaroi më pas.
Maresca kishte marrë drejtimin e Chelsea-t pas suksesit me Leicester City, të cilin e udhëhoqi drejt ngjitjes në Premier League në vitin 2024. Sezonin e kaluar, Chelsea u kualifikua në Ligën e Kampionëve dhe fitoi Europa Conference League dhe Botërorin e Klubeve, por ky sezon ka qenë më i vështirë për klubin londinez.
Barazimi 2-2 ndaj Bournemouth ishte vetëm kulmi i një serie negative, me Chelsea-n që ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në kampionat. Aktualisht, skuadra renditet në vendin e pestë me 30 pikë nga 19 ndeshje, ndërsa drejtuesit synojnë një reagim të shpejtë përmes emërimit të trajnerit të ri.
Top Channel