Kupa e Afrikës; polemika për Gabonin, Qeveria pezullon skuadrën kombëtare dhe përjashton Aubameyang

01/01/2026 16:14

Tërmet futbollistik bie në Gabon pas eliminimit të parakohshëm të skuadrës nga Kupa e Afrikës që erdhi pas 3 humbjeve ndaj Kamerunit, Mozambikut dhe Bregut të Fildishtë. Qeveri gaboneze vendosi të ndërhyjë duke pezulluar skuadrën dhe njëkohësisht urdhëroi edhe përjashtimin e Pierre Emerick Aubameyang.

‘Duke marrë parasysh paraqitjet pa nder të ‘Panterave’ gjatë Kupës së Afrikës, qeveria vendosi të shkrije stafin teknik, të pezullojë Kombëtaren deri në një urdhër të dytë dhe të përjashtojë Pierre Emerick Aubameyang dhe kapitenin Bruno Ecuele Manga-lexohet në një komunikatë për shtyp të Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve ne Gabon- po kështu, qeveria fton Federatën Gaboneze të Futbollit të marrë përsipër përgjegjësitë e saj’

Aubameyang nuk e luajti ndeshjen e fundit dhe u kthye në Marseille për shkak të një problemi në kofshë të shfaqur në ndeshjen me Mozambikun ku ai gjeti rrugën e rrjetës por që Gaboni e humbi 2-3. Pierre Emerick Aubameyang bëri debutimin e tij me kombëtaren gaboneze në 2009; është shënuesi më i mirë në historinë e kombëtares me 40 gola në 86 ndeshje dhe ka marrë pjesë në 5 edicione të Kupës së Afrikës duke u shpallur shënuesi më i mirë në edicionin e 2012 si dhe në turneun e futbollit në Londër 2012. Në vitin 2015 ai u shpall futbollisti afrikan i vitit nga CAF, i pari gabonez që merr një çmim të tillë

Përpara ndeshjes së fundit në grup kundër Bregut të Fildishtë, presidenti i Gabonit, Brice Oligui Nguema, e kishte kritikuar skuadrën për paraqitjet ndaj Marokut duke theksuar si shkak mungesën e metodës dhe burimeve. Nguema  pohoi se po vihet re një erozion shqetësues i ndjenjës patriotike në menaxhimin e çështjeve sportive.

Top Channel