Victor Boniface nuk do të luajë më me Werder Bremen. Sipas asaj që publikon e përditshmja gjermane ‘Bild’ sipas së cilës, klubi dhe Bayer Leverkusen që ka në pronësi kartonin e futbollistit e kanë parë të leverdisshme t’i këshillojnë futbollistit që t’i nënshtrohet një operacioni që praktikisht do të mbyllt përpara kohe aventurën e tij me Werder Bremenin me të cilin ai ka zhvilluar 11 ndeshje duke dhënë vetëm 2 asist.

Gjithnjë sipas ‘Bild’, i takon futbollistit të marrë vendimin me Boniface që gjatë muajve të verës ishte shumë pranë kalimit te Milan, por nëse nigeriani vendos të mos e kryejë këtë operacion, Werder Bremeni do të mbyllë gjithsesi kontratën e huazimit me Bayer Leverkusen për sulmuesin.

Këtë verë, dukej se gjithçka ishte e mbyllur për transferimin e Boniface në Itali. Por me të mbërritur në Milano për të nënshkruar kontratën me huazim me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro, për futbollistin lindën dyshimet në lidhje me gjendjen e tij fizike dhe Milani vendosi të mos e çojë deri në fund operacionin duke hedhur sytë nga Christopher Nkunku(që gjithsesi zhgënjeu dhe në janar mund të transferohet në Turqi).

Top Channel