Humbja 2-1 e Dinamos ne çerekfinalen e pare te Kupes se Shqiperise, ne fushen e Shkumbinit ka lene nje shije te hidhur te blute. Skuadra, e cila po dominon kampionatin elitar ne vend, pesoi humbjen e dyte ne po kaq takime te zhvilluara ne Peqin.
Terreni ishte perseri i papershtatshem per nje ndeshje futbolli dhe trajneri Shkelqim Muça akuzon drejtperdrejt gjyqtarin Sokol Çekaj, per te cilin deklaroi se u shnderrua ne protagonistin negativ.
“Fusha e Peqinit ishte ne gjendje te mjerueshme dhe natyrisht qe aty nuk mund te luhej. Por, duke qene se kjo ndeshje ishte shtyre nje here per shkak te terrenit te keq, gjyqtari vendosi qe ajo te luhej. Ne ishim kunder ketij vendimi, por nuk ishte Dinamoja ajo qe mund te thoshte fjalen e fundit”, deklaroi drejtuesi i stolit blu.
“Personalisht e kam kontestuar arbitrimin, pasi gjyqtaret ishin pa dyshim protagoniste ne rezultatin final. Nuk po flas vetem per episodet e penalltive, te cilat edhe mund te mos akordoheshin, por per gjykimin ne teresi. Nuk flas vetem nje moment, por ecurine e te gjithe 90-minuteshit te lojes dhe gjyqtaret e asistentet ishin tendencioze ne te gjitha vendimet: nderhyrjet, faullet, nderprerjet dhe te gjitha elementet qe karakterizojne nje ndeshje futbolli. Kjo me bej te mendoj edhe per me tej: duke qene se Dinamo e ka mbyllur garen ne kampionat, gjykimet e ndeshjeve te tjera rrezikojne te jene te njeanshme: duhet te hyjme ne fushe me mendimin se arbitrit do te favorizojne ekipet kundershtare, duke qene se per ne gara ne kampionat mund te quhet e perfunduar”.
Muça ka shpjeguar edhe arsyet perse zgjodhi te mos aktivizonte Bakajn, Sefen apo argjentinasin Soza, tre elemente shume te rendesishem te dinamoviteve.
Zgjedhja taktike lidhet ne menyre te paevitueshme me terrenin: “Ata jane lojtare teknike, qe levizin mire me topin dhe ne nje fushe te tille do ta kishin te pamundur qe te paraqiteshin ne nivelet e tyre me te mira”. Gjithsesi, goli ne fushen kundershtare eshte nje avantazh per kryeqytetasit, te cilet kane shanse te mira per t’u kualifikuar ne gjysmefinalet e aktivitetit te dyte per nga rendesia ne vend. “Nuk mund te pretendonim me teper nga skuadra ne kushtet ne te cilat po luanim. Nje lajm pozitiv eshte qe nga kjo ndeshje dolem pa demtime dhe terreni i veshtire nuk e komprometoi ecurine tone te metejshme. Natyrisht, qe ne nje trofe si Kupa e Shqiperise, goli ne fushen kundershtare ka vlera te dyfishta. Do te luajme edhe 90 minuta, kete here ne fushen tone dhe do te japim me te miren qe te kualifikohemi”.
Top Channel