Brazili dhe Anglia, dy favoritet kryesore per fitimin e boterorit 2010 dhe disa skuadra te tjera do te veshin ne kete kompeticion fanela te prodhuara nga shishe plastike.
Kompania e veshjeve sportive “Nike” ka prezantuar ne Londer fanelat qe nuk ndotin ajrin.
Behet fjale per bluza me material poliester i prodhuar nga riciklimi 100% i 13 milione shisheve plastike, perafersisht 254 tone plastike e destinuar per t’u shkaterruar, me te cilat mund te mbulosh 29 fusha futbolli ose mund te shtrosh 3 mije kilometer rruge.
Per te prodhuar produktin e ri sportiv, kompania “Nike” ka perdorur shishe plastike te perdorura te mbledhura ne Japoni dhe Tajvan.
Te gjitha keto shishe jane shkrire bashke per te nxjerre materialin baze te poliesterit, nderkohe qe i gjithe ky proces redukton konsumin e energjise deri ne 30%, ne krahasim me prodhimin e poliesterit original.
“Keto veshjet e reja kane anet e mira edhe per futbollistet edhe per ne, pasi ato jane bere me materiale te riciklueshem”, ka deklaruar presidenti i “Nike”, Charlie Denson.
Cdo fanele eshte rreth 15% me e lehte se sa ato te meparshmet, terheq djerse me shume nga trupi i sportistit, ka rreth 200 vrima te vogla te cilat bejne te mundur ajrimin e trupit dhe avullosjen e djerses.
Te gjitha veshjet e prezantuara jane per ndeshjet qe kombetaret perkatese do te luajne jashte shtepise se tyre, nderkohe qe dizajni i ri me veshjet qe do te vishen ne stadiumet e tyre do te prezantohen pas nje muaji.
Kompania sportive “Nike” do te furnizoje me produktin e ri, Holanden, Portugaline, SHBA-te, Korene e Jugut, Australine, Zelanden e Re, Serbine dhe Sllovenine.
Top Channel