Skenderbeu mposht 3-0 Teuten

25/02/2010 19:00

Skenderbeu ka mposhtur 3-0 Teuten ne ndeshjen e prapambetur te javes se 20-te, nderkohe qe ne fundjave do te luaje takimin e dyte te shtyre, ate kunder Shkumbinit, dy ndeshje keto qe kane mbajtur peng kalendarin e fazes se trete te Superliges.

Protagonisti i fitores se korcareve ishte mesfushori Klevis Roshi me dygoleshin e tij, ne minuten e 51 dhe 66, nderkohe qe golin e trete e shenoi ne minutat e fundit kroati Guerrib ne minutat shtese te ndeshjes.

Fitorja e fundit e Skenderbeut ishte ajo e shtatorit te vitit te kaluar, kur mundi 4-1 Gramozin.

Triumfi perballe durrsakeve e ngjit Skenderbeun ne kuoten e 18 pikeve, por vazhdon te mbetet ne vendin e fundit.

Top Channel