
Komisioni i Disiplines ne FSHF ka perjashtuar perjetesisht nga futbolli zevendestrajnerin e Gramozit, Altin Hodo personi qe goditi me grusht anesorin Denis Agaraj pas ndeshjes me Vllaznine.
Ky eshte nje nga vendimet me te ashpra te marra nga FSHF-ja gje e cila tregon se nuk do te kete asnje leshim per akte te tilla te shemtuara. Pak dite me pare ishte vete ministri i Sporteve, Ferdinand Xhaferri i cili ngriti nje padi ne prokurorine e Korces per zevendestrajnerin e Gramozit Hodo, protagonisti kryesor i dhunes ne Erseke.
Pervec kesaj Komisioni i Disiplines ka denuar me 2 ndeshje edhe fushen e qytetit te Ersekes, per shkak te mosmarrjes se masave te sigurise organizative, duke detyruar Gramozin te luaje dy ndeshje ne fushe asnjanese.
Denim maksimal ka dhene komisioni i disiplines per skuadren e Kastriotit, qe ne ndeshjen me Flamurtarin, braktisi fushen e lojes per protesta ndaj vendimeve te gjyqtarit Jareci. Fitorja ne tavoline 2-0 i eshte dhene ekipit vlonjat, Kastriotit i jane hequr 3 pike nga klasifikimi nderkohe qe eshte gjobitur edhe me 1 milione leke.
Top Channel