Olimpiada, Tola ne vendin e 63-te
25/02/2010 14:10
Skiatori Erjon Tola, përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në Lojerat Olimpike Dimërore në Kanada, ka zënë vendin e 63 në garën e Slalom gjigand ku merrnin pjesë më shumë se 80 skiatorë.
Shtimi i reshjeve të dëborës ia vështirësuan garimin 23-vjecarit shqiptar i cili arriti të mbyllë garën me kohën 2 min, 59 sek e 27 të qindat, duke përmirësuar rekordin kombëtar.
Gara e ardhshme e skiatorit tonë Erjon Tola do të jetë Slalomi special, gara më e vështirë e kësaj disipline që do të zhvillohet pas dy ditësh. Medaljen e artë në Slalom gjigand e fitoi zvicerani Karlo Janka me kohën
2 min, 37 sek e 83 të qindat, duke lënë pas krahëve dyshen norvegjeze, Jansrud me medalje argjendi dhe Svindal me medalje bronzi.
Top Channel