
Mund te fliste per triumfin e ndeshjes se pare kunder Chelsea, por Jose Mourinho nuk gjen paqe, duke sulmuar serish sistemin mbi te cilin qendron futbolli italian.
Tekniku portugez i hedh “benzine zjarrit”, duke bere nje deklarate mjaft te ashper, ndoshta nje nga me te fortat qe kur ai ka ardhur ne Itali. “Degjoj dike te thote se duhet te ulim tonet. Ne kete menyre ju italianet keni ndertuar nje histori qe mua si profesionist i futbollit dhe si njeri, me vjen turp”, shprehet trajneri zikalter.
Pa dorashka, ashtu si ne cdo konference shtypi, Mourinho ua ka pasuar topin italianeve dhe sistemit te ndertuar, duke theksuar: “Une jam i ndershem dhe Italia nuk do me ndryshoje”. Ne vijim, ai ka preferuar te komentoje episodin e Firenze-s, duke sulmuar kundershtaret nga i njejti qytet.
“Nuk flas per kampionatin sepse nese do ta beja, duke ditur per episodin e penalltise te mos dhene ne Firenze, mund te me pezullojne edhe 3-4 ndeshje”, shton Mou, duke lene te kuptohet se kunder Interit ka nje komplot mbare-italian.
Trajneri karizmatik ka pasur gjithe mbeshtetjen e nevojshme nga “kthesa e jugut” ne ndeshjen e mbremshme kunder Chelsea, ku tifozet ultras kane sulmuar ashper drejtuesit e futbollit italian me ane te banderolave. “Interistet e bashkuar kunder te gjitheve”, “Fature e kripur per fitoren ne derbi”, “Cfare do te shpikni ne Udine? Do na vidhni kepucet? Qesharake!”, shkruhej ne disa prej tyre.
Top Channel