Mejuto Gonzalez ne shenjestren e mediave britanike

25/02/2010 15:20

Pak ore pas humbjes ne “San Siro”, Chelsea ka gjetur mbeshtetjen e mediave britanike, te cilat i kane dale ne krah skuadres londineze.

Episodi i perfolur me shume ne shtyp ka qene ai i rrezimit ne zone te Kalou, ku arbitri Gonzalez ka bere shenje qe loja te vazhdoje. “Chelsea i nevrikosur per shkak te gabimit te arbitrit”, shkruan “The Sun”, ndersa “Daily Telegraph” shton: “Gabim absurd i arbitrit Mejuto Gonzalez”.

Ne brendesi te shkrimit, “The Sun” citon teknikun Ancelotti, sipas te cilit, “penalltia ishte por arbitri nuk fishkelleu”. Me tone me te moderuar ka dale “Times” qe vecon: “Nje fitore me shije te vecante per trajnerin portugez dhe instiktin vrases te Interit te tij”. Titullin me te arritur “artistikisht” e ka publikuar “Daily Mail” qe shkruan “Special ko”.

Por episodi ne fjale ka perfshire ne kritika edhe shtypin spanjoll. “As” shkruan se arbitri iberik ka injoruar nje penallti qe nuk mund te mos shihej. “Nje mega-penallti qe skandalizoi edhe trajnerin Mourinho”, nenvizon gazeta.

Top Channel