Inter mposht Chelsea-n ne San Siro

24/02/2010 23:00

Jose Mourinho fiton raundin e pare ndaj ish skuadres se tij Chelsea ne 1/8 e finaleve te Liges se Kampioneve.

Ne San Siro, Inter fitoi ndaj londinezeve me rezultatin 2-1 pas nje ndeshjeje emocionuese.

Supersfida filloi shume e shpejte me Interin qe kaloi ne avantazh qe ne minuten e 3-te me Diego Militon. Argjentinasi perfitoi nga nje pergjumje e mbrojtjes se Chelsea-t per te mposhtur me pas portierin Cech.

Pas ketij goli ishte Chelsea qe dominoi lojen duke krijuar jo pak raste per shenim, por pa mundur te thyeje Julio Cezar.

Goli i barazimit per Blute e Londres erdhi ne fillimin e pjeses se dyte me ane te Salomon Kalou. Por ekuilibri zgjati vetem 5 minuta, pasi Kambiaso riktheu skuadren e tij ne avantazh.

Pas ketij goli, Chelsea u perpoq qe te shenonte golin e barazimit por pa mundur dot. Ndeshja u mbyll 2-1 ne favor te zikalterve dhe gjithcka pritet te vendoset ne Stamford Bridge.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA