Haiti, shembet shkolla, 3 femije te vdekur

16/02/2010 02:55

Shembja e nje instituti arsimor ne Haiti ka shkaktuar vdekjen e 3 femijeve dhe dhjetra te tjere te lenduar.

Sipas Kryqit te Kuq ndertesa u shemb ne qytetin Cap pas shirave te shumte qe kishin perfshire prej disa ditesh rajonin. Autoritet vendase pohojne se ne shembjen e saj ka ndikuar edhe termeti i 12 janarit i cili kishte demtuar themelet e nderteses.

Nderkohe  banoret e zones ku ndodhi tragjedia raportuan per lekundje te lehta termeti te cilat nuk u regjistruan prej institutit sizmiologjik amerikan.

Top Channel