Indi, maoistet vrasin 24 police

15/02/2010 22:15

Te pakten 24 agjente te sigurimit gjeten vdekjen si pasoje e nje sulmi terrorist ne nje baze policore ne shtetin Bengala ne Indi.

Sipas te dhenave zyrtare qe te gjithe punonjesit e policise ishin grumbulluar ne nje baze policore ne distriktin Midnapore ne kuader te nje operaconi kunder rebeleve maoiste.

Autoritetet komunikuan gjithashtu se sulmi u mor persiper prej rebeleve maoiste te cilet prej dhjetra vitesh kercenojne sigurine ne rajonet veri dhe verilindore te Indise.

Top Channel