Iran, treni del nga binaret, 7 viktima

23/01/2010 12:45

Dalja e nje treni nga shinat ka shkaktuar 7 viktima ne Iranin verilindor.

Mjeti i transportit po udhetonte nga Mashadi per ne Teheran dhe shkaqet e daljes se trenit nga binaret nuk dihen ende. Disa prej te plagosurve jane ne rrezik per jeten.

Incidenti ndodhi ne stacionin e Azdavarit ku lokomotiva dhe dy vagona me rreth 50 pasagjere ne bord jane perplasur dhunshem. Policia po heton mundesine e nje sulmi terrorist por nuk ka lene jashte as pista te tjera te mundshme.   

Top Channel