Irak, nis terheqja e trupave amerikane

23/01/2010 09:35

Ushtria amerikane nis terheqjen graduale nga Iraku.

Marinsat qe ishin dislokuar qysh ne vitin 2003 ne zonen kufitare te Al Anbarit, ua kane deleguar kompetencat ushtareve dhe policeve irakiane, te cilet kane marre kontrollin e zones.

Kjo terheqje shenon edhe fillimin e planit Obama per te terhequr pjesen me te madhe te trupave amerikane nga Iraku.

Sipas ketij plani, pas 31 gushtit ne vend te do te mbeten jo me shume se 50 mije trupa, te cilet do instalohen ne Bagdad dhe zonat me te nxehta te vendit ku Al Kaeda vepron ende.

 

Top Channel