Afganistan, kreu i ISAF: Paqja, ende larg

23/01/2010 17:35

Komandanti i forcave te ISAF, gjenerali amerikan Stanley McChrystal ka paraqitur nje situate shume te zymte ne Afganistan.

Sipas tij, pavaresisht angazhimeve te trupave nderkombetare per mbrojtjen e popullsise nga rebelet, paqja eshte ende shume larg.

“Qellimi kryesor i misionit nderkombetar ne Afganistan eshte mbrojtja e popullsise afgane, ndarja e saj nga rebelet dhe ulja e rrezikut te ketyre te fundit per qeverine vendase. Por kjo nuk do te vije shpejt dhe lehte”, ka paralajmeruar McChrystal.

Sipas tij, pavaresisht se angazhimi i forcave nderkombetare dhe i atyre vendase te sigurise do te vazhdoje, rreziku per ato mbetet i madh.

“Eshte reale te presesh nje rritje te rreziqeve ne radhet e forcave te koalicionit dhe atyre afgane, qe do te vazhdojne te kryejne operacione ne mbeshtetje te qeverise se vendit, me qellim qe ajo te shtrije autoritetin ne te gjithe territorin, gje qe do te ndikoje ne stabilizimin dhe rindertimin e vendit”, ka shtuar McChrystal.

Top Channel