Gent Pjetri, nga kengetar ne prezantues

29/12/2009 19:05

Gent Pjetri dhe Saimir Kodra, njihen dhe punojne bashke prej 11 vjetesh, fillimisht ne Top Albania Radio me emisionin Radio Mania dhe me pas nisi sfida e tyre televizive, “Fiks Fare”.

Ata nuk mund te konceptohen dot pa njeri-tjetrin, kur Saimirin e pyet se si  ka rrjedhur puna dhe miqesia e tyre ne me shume se nje dekade, pergjigja eshte gati. “Ky eshte gruaja e pare e imja, por nuk pata femije me kete, vetem Fiksin linda. Tani jemi si femijet siameze”, shprehet Saimiri. Edhe ne jeten e perditshme, ne ambientet jashte dhe brenda Top Channel, njerezit e kane me te thjeshte ta quajne me pseudonimin qe e profilizoi dhe i dha fame.

I dashururar pas historise dhe letersise, Gent Pjetri ne vitet ‘90 provokoi edhe ne muzike. “Brezi i djegur” me grupin “Centaur“ ishte kenga qe percolli filozofine e priudhes post-diktatoriale. Por kjo mbeti vetem nje tentative. Shtate vjet me pare, ai kembeu imazhin prej rokeri te ashper me ate te moderatorit ne emisionin me te ndjekur satirik, brenda dhe jashte kufijve te Shqiperise. Pervec admiruesve nga ekrani edhe koleget ruajne per te fjale te mira.

“Doktori eshte si adrenalina, para cdo emisioni na kenaq”, shprehet Albana. Armir Shkurti pervecse kryeredaktor i Fiksit dhe ish bashkeautor me Gentin ne emisionin radiofonik “Absurdistan”, thote se me te e ka lidhur shoqeria dhe dicka e vecante profesionale. “Ka shume gjera qe na lidhin ne stilin e humorit me Gentin. Na ka pas lidhur edhe bari, kafja, ishin dy shkolla qe frekuentonim por fitoi caji”, thekson Armiri.

Nderkohe Mitro Cela zbulon per me humor dy gabimet e Gentit, duke thene se i pari eshte fejesa dhe i dyti se ben humor me shume se c’duhet. Dhe ne te gjithe kete vale pune, kolegeve u ka mbetur dicka pa thene. Saimiri ka harruar ne keta 11vjet t`i thote: “Te dua shume”.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel