Spike Lee perfundon klipin e “This is it”

28/12/2009 12:50

Spike Lee ka perfunduar montimin e klipit te hitit te fundit te Michael Jackson, “This is it”.

Ky videoklip permban imazhe te shumta te karrirres se kengetarit qe nderroi jete kete vit per shkak te ilaceve te shumta qe ai kishte marre. Ne video jane futur edhe imazhe te marra ne qytezen e Gary ne Indiana, ku Michael kaloi nje pjese te madhe te femijerise. Fansat e mbretit te pop-it e kane pritur mire kete ide.

Pak jave me pare u shfaq ne kinemate boterore edhe dokumentari ne nder te Jackson ku u shfaqen per here te pare imazhe nga provat qe Jacko zhvilloi per te marre pjese ne serine e gjate te koncerteve ne Londer.

Top Channel