Kennedy, fotoja qe mund te ndryshonte historine

28/12/2009 09:40

Faqja e internetit TMZ ka publikuar nje foto, gje qe nese do ta kishte bere ne vitin 1950, historia e botes do te ishte ndryshe.

Behet fjale per nje foto ku presidenti i ardhshem i SHBA-se, John Fitzgerald Kennedy po merr rreze dielli ne nje barke ne shoqerine e disa femrave nudo. Ne ate periudhe, bashkeshortja e tij Jackie po humbiste femijen e tyre te pare.

Nese kjo foto do te ishte publikuar ne ate kohe, me shume mundesi Kennedy nuk do te zgjidhej ne krye te Shtepise se Bardhe. Ekspertet kane studiuar foton duke dale ne perfundimin se nuk eshte false. Ne cepin e majte shihet nje i ri qe ngjan shume me John Kennedy, i cili bashke me vellain Ted dhe senatorin George Smathers po shijonte disa jave pushime me nje kryqezor ne Mesdhe.

Ne kete kohe, bashkeshortja shtatzane ishte shtruar ne spital ku humbi femijen e pare. Sipas TMZ, nese kjo foto do ishte publikuar ne fushaten e vitit 1960, atehere Kennedy do kishte pak shanse per te fituar zgjedhjet.  

Top Channel