Vore, protesta per energjine

22/12/2009 19:45

Mungesa prej me shume se nje jave e energjise elektrike ka shtyre banoret e nje lagjeje ne Vore te bllokojne rrugen duke kerkuar me ngulm nderhyrjen e strukturave perkatese per zgjidhjen e ketij problemi.

Sipas banoreve edhe pse u eshte premtuar se defekti do te zgjidhet, kjo nuk ka ndodhur duke i detyruar ata te pershkallzojne protesten e tyre.

Banoret paralajmerojne se nese problemi i tyre nuk do te zgjidhet atehere ata do te bllokojne autostraden Tirane-Durres, deri sa energjia elektrike te rikthehet serish ne shtepite e tyre.

Top Channel