Mentor Haziri, lideri qe mban “Kthjellu” ne maja

22/12/2009 19:25

“Kthjellu” eshte nje prej grupeve me popullore ne te gjithe hapsiren e Shqiperise muzikore.

I krijuar 6 vite me pare, grupi ne fjale ka mundur te performoje ne aktivitete te ndryshme te muzikes se lehte dhe asaj alternative. Sebashku me kengetarin Alban Skenderaj, “Kthjellu” ka fituar Top Fest 3 me kengen “Dicka” dhe kete grup e mban gjalle lideri i tij, Mentor Haziri. Kete here kane ardhur ne Tirane, jo per te performuar, por per xhirimit e klipit te ri.

I gjejme duke asistuar ne nje nga lokalet e kryeqytetit, ndersa nje tjeter bande pergatitet per nje mbremje te furishme rock-u. Nesimi, bateristi i grupit “Kthjellu” po ben pergatitjet e fundit. Djemte e grupt jane mbledhur nga qytete te ndryshme te Kosoves, Mentori nga Ferizaj, te tjeret nga Gjilani dhe Prishtina. Por kjo nuk e pengon grupin te jete bashke. Edi basisti thote se miqesia mban unitetin e grupit.

Nesimi i eshte  bashkuar grupit dy vjet me pare edhe pse bashkepunimet me Mentorin kane nisur qe ne kenge e pare ne 2003-shin. Nesimi thote se nuk ekzistojne perplasjet ne grup, pasi djemte mendojne njesoj. Por te punosh me Mentorin nuk eshte edhe shume e thjeshte, per ata qe rrine me te per ore te tera ka edhe dicka qe nuk shkon.

Edi shprehet me humor se ai fle shume dhe nuk ngrihet asnjehere pas ores 13. Mentor Haziri, eshte nje optimist i pasherueshem dhe ne valen e deshirave, sic thone pjesetaret e bandes, ai nuk sheh endrra te parealizueshme.
 

FOTO GALERI
3/3

Top Channel