Privatizimi i kabinave te plazhit ne Durres do te vazhdoje, ndersa perplasjet qe mund te lindin duhet te zgjidhen ne gjykate.
Ky ka qene vendimi i marre ne mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak te Durresit, ndersa nje pjese e mire e afro 500 familjeve perfituese do te perballen me pronarin e truallit dhe konflikte te tjera qe mund te lindin nga mosrespektimi i ligjit.
Me votim, aleanca e te djathteve ka hedhur poshte kerkesen e Bashkise se Durresit per te shpallur te pavlefshem vendimin e marre ne fund te shtatorit per nisjen e procedurave te privatizimit ne favor te banoreve qiramarres.
Anashkalimi i administrates bashkiake dhe titullarit te saj ne marrjen e vendimit dhe kapercimi i kompetencave ligjore, sipas bashkise, mund te çojne ne nje varg problemesh mes pronarit te truallit dhe qiramarresve, te cileve u eshte dhene mundesia te privatizojne objektet qe nuk klasifikohen si godina banimi, po pushimi.
Ligji mbi bazen e te cilit Keshilli Bashkiak i Durresit ne vjeshte dha “OK”-in e privatizimit, cenohet ndjeshem, dhe vendimi eshte marre ne kundershtim me te, duke e kthyer ate ne te pavlefshem.
Sipas juristeve te bashkise, ish-kabinat e plazhit jane nen administrimin e Ndermarrjes Komunale Plazh dhe si te tilla nuk mund te marrin statusin e fondit te banesave sociale per sa kohe nuk jane regjistruar ne emer te bashkise prane Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, per te krijuar mundesine e ndryshimit te gjendjes juridike.
Vendimi i privatizimit bie ndesh edhe me Kodin Civil, ne baze te se cilit bashkepronari ka te drejten e parablerjes, dhe shitjet pa i bere atij oferten konsiderohen te paligjshme.
Pronar i truallit ne disa prej godinave eshte nje subjekt privat dhe situata krijon konflikte te reja mes paleve.
Ndonese bashkia kerkoi shpalljen e pavlefshmerise se ketij vendimi, qe nuk e respekton bazen ligjore ekzistuese, forca e kartonit e hodhi poshte kerkesen, duke lene ne fuqi vendimin e meparshem dhe dhene perparesi banoreve-qiramarres te vijojne me privatizimin.
Edhe ne kete rast demokratet kane pranuar se vendimi i tyre ka qene politik, por qe eshte mirepritur nga shume familje qe menduan se do te rrezikonin privatizimin e objekteve ku jetojne prej me shume se 10 vjetesh te detyruar nga pamundesite e tjera te strehimit, ndersa vendimi i KB-se u jep te drejten e prones ne nje nga zonat me te preferuara te qytetit bregdetar.
Top Channel