Rovena Dilo: Kengetarja-poete qe nuk lodhet kurre

15/12/2009 19:05

Magjia e saj ne skene eshte e hershme, sa edhe talenti i lindur. Eshte nje prej zerave me te spikatur te muzikes se lehte shqiptare.

Po flasim per Rovena Dilon, bukuroshen e cila ka ngjitur skenen shqiptare ne vitin ’93 ne Kenget e Stines. Aty ajo fitoi suksesin ne boten muzikore, cka do te ishte edhe garancia per nje karriere te gjate, ne fushen e kenges.

Rovena eshte diplomomuar per gjuhe-letersi, packa se pasioni i fshehur per kengen ishte mbizoterues. Megjithate si nje artiste e kompletuar, kengetarja me ze potent ka edhe nje te dhene tjeter artistike, kercimin. Ja si e sjell per syte e atyre qe nuk e njohin Rovenen, mikja e saj, Jeta Bardhi.

“Ne aktivitetet private ne ate kohe per ne ishte nje spektakel ta shikonim si kendonte dhe si kercente. Nese do t’i bente te dyja, do ishte vertete nje show girl”, thote shoqja e saj. Jeta dhe Rovena e kane lidhur miqesine e tyre qe ne bankat e gjimnazit. Karakteristike e atehershme e kengetares ende te paafirmuar, per shoqen e saj ka qene, thjeshtesia. Duke dashur te mbetet gjithnje nje artiste e kompletuar, Rovena zgjedh shpehere t’i beje vete tekstet e kengeve te saj.

“Qe ne moshe te re, ra ne sy pasioni per muziken dhe letersine. Poezite e saj spikasin edhe ne tekstet qe ndryshojne nga banalitetet qe jane ne treg”, shton Jeta. Larg pasionit dhe suksesit ne skene, ne jeten e saj te perditshme, Rovenen e gjejme te angazhuar ne manaxhimin e nje lokali, qe ajo ka ne zoterim ne kryeqytet. Duket se mes pasioneve te saj te shumta shquan edhe ai per kopshtarine. Rovena ka shkelqimin e nje ylli sa here qe ngjit skenen. Cila do te jete surpriza e saj e radhes? Jemi gjithe sy e vesh te performaces se saj te pritshme ne festivalin e fundivitit.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel