Mbytet anija turke, 12 te zhdukur

12/12/2009 16:30

Nje anije tregtare turke eshte mbytur naten e mbremshme pas nje stuhie te forte. Autoritetet kane deklaruar te humbur 12 anetaret e ekuipazhit.

Ngjarja ka ndodhur, sipas kordinatave te dhena nga vete mjeti gjate dhenies se alarmit, ne ujrat izraelite, rreth 80 kilometer nga brigjet libaneze.

Njesi te marines dhe aeronautikes izraelite kane marre pjese se bashku me UNIFIL ne operacionin e kerkim-shpetimit.

Sipas mediave lokale, nje anije qe lundronte aty prane ka arritur te shpetoje vetem nje anetar te ekuipazhit.

Top Channel