Humbi betejën me kancerin e rrallë, ndahet nga jeta 26-vjeçarja Sydney Towle, frymëzoi mbi një milion ndjekës duke dokumentuar luftën me sëmundjen
CIA ka anuluar nje kontrate me firmen private te sigurise “Blackwater”, qe parashikonte ngarkimin me bomba te disa aeroplanembajteseve ne Pakistan dhe Afganistan.
Drejtori i CIA-s, Leon Panetta ka kerkuar qe kjo pune te behet nga punonjesit e agjencise dhe jo nga operative te kompanive private.
“New York Times” zbuloi ekzistencen e kontrates sekrete me “Blackwater”, e cila ne muajin gusht nderroi emrin ne “Xe”.
Diten e enjte gazeta raportoi gjithashtu se punemarresit e kesaj kompanie ishin perfshire ne operacione te tipit “kapje dhe rrembim” ne Irak.
“Xe”, me baze ne Karolinen e Veriut, e ndryshoi emrin e saj nga “Blackwater” pasi operativet e saj u akuzuan per vrasjen e 17 civileve ne Bagdad, ne shtator te vitit 2007.
Per kete akuze 4 punonjes te kompanise do te dalin ne gjyq vitin e ardhshem.
Top Channel