Woods: Gati te terhiqem per Elin

11/12/2009 19:00

Qellimet e mira te Tiger Woods nuk mjaftojne. Kampioni i golfit, sic shpjegon “Sun”, eshte i gatshem edhe per t’i dhene lamtumiren perfundimtare golfit vetem te shpetoje martesen e tij.

Por zbulimi i marredhenieve jashtemartesore duket se eshte bere sporti i preferuar i shtypit anglez dhe kryesisht atij amerikan.

Pothuajse cdo dite del ne media nje tjeter emer qe shtohet ne listen e te dashurave te Woods.

Sipas “Sun”, bashkeshortja e tij, ish-modelja suedeze Elin Nordegren, ka kerkuar kohe perpara se te vendose per te lene ose jo te shoqin.

Per momentin, thote e perditshmja, i ka ndaluar kampionit cdo transferte. Ajo qe e mban Elin te lidhur akoma me Woods eshte historia e saj personale: vajze e prinderve te ndare.

Ajo kerkon te evitoje qe femijet e saj te kalojne te njejten traume qe ka perjetuar ajo e vogel.

Nderkohe shtypi ka publikuar emrin e nje te dashure te re te sportistit duke e cuar ne tete numrin e tyre.

Nje personazh i famshem i Hollywood, Michelle Brown ka treguar per “Daily News” qe Woods kerkonte rralle te bente seks me nje vajze te vetme ne te njejten kohe.

Mes favoriteve te tij ne “lojen treshe” eshte edhe Loredana Jolie, ndoshta emri i artit i nje vajze siciliane, modele e “Playboy” e transferuar ne Amerike ne moshen 14 vjecare.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel