Muhedini: Zgjidhje ceshtjes came

11/12/2009 18:30

Kryetari i Partise per Drejtesi dhe Integrim, Tahir Muhedini ka ngritur edhe njehere kerkesat e pazgjidhura te ceshtjes came duke folur per “Zerin e Amerikes”.

Ai ka theksuar se ceshtja came nuk duhet te perbeje pengese per integrimin e Shqiperise ne BE, por bazohet vetem ne kerkesa te drejta te bazuara ne ligjet nderkombetare.

“Si force politike ne kerkojme perparimin e Shqiperise dhe ceshtja came nuk duhet te behet pengese per futjen ne BE. Me shtetin grek po behet nje politike konstante per marredhenie te mira mes dy vendeve. Shqiptaret came kerkojne me menyra demokratike, gjetjen e zgjidhjes se kerkesave te tyre. Kemi te bejme me shkelje te te drejtave te njeriut”, eshte shprehur Muhedini.

“Eshte hequr shtetesia e nje krahine te tere ne kundershtim me te drejtat nderkombetare. Duhet qe shteti grek t’u njohe nenshtetesine popullsise came, te cilet jane nenshtetas greke me kombesi shqiptare. Keta nuk duhet te ngaterrohen me minoritetin grek ne Shqiperi”, theksoi kreu i PDI-se.

Top Channel