Presidenti i vendit Bamir Topi ka vleresuar me nota maksimale marredheniet e vendit tone me Turqine, duke theksuar se ato do te thellohen ne vecanti ne sektorin ekonomik.
Ne nje konference te perbashket per shtyp me homologun turk Abdullah Gyl, Topi ka vleresuar investimet qe biznesi turk ka bere ne Shqiperi dhe ka shprehur bindjen se ato do te shtohen ne vitet qe vijne.
“Eksperienca e viteve te fundit tregon nje rritje dinamike te marredhenieve mes dy vendeve, sidomos ne 2-3 vitet e fundit. Interesi juaj lidhet me perspektiven tone dhe une besoj se do te kete nje konsolidim te metejshem te investimeve qe jane bere ne Shqiperi”, ka deklaruar Topi, i cili ka vleresuar si jashtezakonisht te rendesisheme marredheniet mes universiteteve te dy vendeve.
“Nje moment shume te rendesishem ne keto marredhenie eshte marredhenia mes universiteteve, e cila nese do te jete solide edhe katedrat universitare do te orientojne me mire investimet e perbashketa. Ajo qe konstatojme sot eshte kualiteti i ketyre investimeve, gje qe eshte shume premtuese per vitet qe vijne”, ka shtuar Topi.
Top Channel