Pakistan, arrest 5 studenteve amerikane

10/12/2009 01:25

Pese studente amerikane jane arrestuar ne qytetin e Sargodha ne Pakistan pasi dyshohen per lidhje me organizata ekstremiste.

Sipas “Cair”, organizata me e madhe e komunitetit musliman ne Amerike, te pese studentet jane anetare te komuniteti musliman ne SHBA dhe jetojne ne Virxhinia.

Nderkaq te kontaktuar nga autoritetet amerikane, familjaret e te peste studenteve nuk ishin ne dijene te prezences se tyre ne Pakistan dhe prej disa ditesh kishin humbur kontaktet me ta. Ndersa policia pakistaneze dyshon se amerikanet jane futur ne vend per aktivitet terrorist.

Top Channel