Ajo eshte rikthyer per here te pare ne Tirane pas 11 vjetesh ne nje koncert “Gala” me Orkestren Simfonike te Radio Televizionit Shqiptar.
Shume pak vete mund ta mbajne mend performancen e saj ne nje nga festivalet e fund-vitit te ketij institucioni, por drejtimi i saj do te ishte “muzika klasike”. Ka perfunduar Akademine e Arteve ne Tirane ne vitin 1998, ne klasen e profesores Nina Mula. Pas studimeve, behet shqiptarja e pare qe punon ne Teatrin e Operas te Maqedonise si soliste e roleve kryesore, qe synon zhvillimin e kultures se shqiptareve ne vendin fqinj me pjesemarrjen e artisteve shqiptare ne keto treva dhe interpretimin e veprave te autoreve shqiptare.
Oleg Arapi qe mundesoi ardhjen “blic” te saj ne Tirane thote se Deshira ka nje pjekuri artistike. “Pjekuria e saj eshte shume e mire sepse ajo punon si soliste e pare ne Maqedoni por eshte e vetmja dhe e para shqiptare qe punon ne Teatrin e Maqedonise”, thekson Arapi. Nje nga kulmet e ativitetit te saj konsiderohet koncerti i vitit 2000, organizuar nga aktorja e njohur hollivudiane Vanesa Redgrave. Kjo e fundit do ta vleresonte zerin e sopronaos, “engjellor dhe shume pemtues”.
Nderkohe qe pjese e repertorit te saj jane edhe disa role ne Teatrin e Operas se Maqedonise si “Karmen” apo “Flauti Magjik”. Bashkeshorti i saj edhe ai tenor, Arjan Kerliu, e shoqeron gjithmone neper turne. Ai tregon se me Deshiren i ka bashkuar muzika edhe pse njiheshin prej kohesh. “Meqenese te dy merreshim me muzike, atehere takoheshim shpesh ne Shkup dhe meqenese te dy jemi dibrane, njiheshim me pare”, pohon ai. Te martuar prej tre vjetesh, Deshira dhe Arjani tashme kane edhe nje vajze te vogel me emrin Dea. Arjani thote se jeta e tyre rrjedh normalisht edhe pse gjate njohjes me bashkeshorten, ka patur momente te veshtira.
“Veshtiresia me e madhe ishte kur ne vitin 2001 per shkaqe te luftes ajo u largua nga teatri dhe u punesua ne nje televizion me program shqip dhe kjo gje zgjati 2-3 vjet, kunder deshires se saj”, shton Arjani. Deshira eshte edhe Kryetare e Shoqates te Artisteve, Muzikanteve dhe Baletit Shqiptar ne Maqedoni. Per ate qe ka ne krahe, Arjani, “njeriu bujar dhe ambicia profesionale” dine te qendrojne bashke tek Deshira. “Eshte per t’u habitur se sa energji ka ne ate vajze. Eshte xhentile nga jashte por ka shume ambicie”, thote ai. Edhe pse shkon me turne neper vende te dnryshme te botes, Tirana per te eshte nostalgji dhe preference.
Top Channel