Sahara, spanjollet e marre peng jane mire

09/12/2009 21:30

Tre vullnetaret spanjolle te marre peng dy jave me pare ne shkretetiren e Mauritanise jane ne gjendje te mire shendetesore.

Lajmin e ka bere te ditur shtypi vendas i cili i referohet krahut te Al Kaedes ne Magreb.

Tre spanjollet, dy burra dhe nje grua, qe i perkasin nje OJQ-je humanitare ne Barcelone, jane marre peng ndersa ishin duke kaluar Mauritanine dhe ishin drejtuar per ne Senegal.

Organizata terroriste pohon se ata do te gjykohen “ne perputhje me ligjin islamik”.

Top Channel