Natasha Lako, 30 vjet mes poezise

09/12/2009 19:10

Prej 30 vitesh eshte nje nga emrat e njohur te letrave shqip. Behet fjale per poeten Natasha Lako, nje emer ky i pikasur nder te paret e poezise shqipe.

Me krijmtarine e saj, Natasha ka mundur te thyeje tabute e para viteve ’90. E duke mos i mjaftuar risia qe solli ne vitet e regjimit komunist, Natasha, po ate letersi moraliste dhe individuale, e sjell edhe sot. Nje nder miqte e saj, Sadik Bejko tregon per poezine e saj:
“Poezia e Natasha Lakos ka pasur qe ne fillimet e saj ato dy kolona kryesore, poezi e detajit nga ato qe fiksohet dhe poezi e sintezes”.  

Natasha ka eksperimentuar suksesshem ne poezine e saj. Kritiku dhe njekohesisht miku i saj Bashkim Kucuku, pervec se e cileson te arrire poezine e saj, nuk heziton te shprehe edhe ndonje kritike. “Poezia e Natashes eshte nje harmoni poezie moderne dhe nga krahasimet qe kam bere me kohen e komunizmit, ajo poezi ishte nje nga me modernet”, pohon Kucuku.

Jo vetem poete, Natasha Lako eshte e njohur edhe si skenariste e shume filmave shqiptare, si “Mesonjetoria” “Partizani Vogel Velo”, “Lule te kuqe, lule te zeza”, “Flete te Bardha”, etj. E pas nje kalimi te shpejte mbi krijmtarine e poetes Natasha Lako, veme re qe me energjine dhe punen e palodhsme qe ben per artin shqiptar, ajo eshte kthyer tashme nje nga personazhet me te dashur te poezise dhe kinematografise shqiptare.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel