SHBA emisar ne Penian

08/12/2009 03:50

Pas nje viti tensionesh te larta mes Penianit dhe Uashigntonit, presidenti Barak Obama ka vendosur dergimin e nje diplomati ne vendin komunist te autorizuar per bisedime te te gjitha niveleve.

Kreu i Shtepise se Bardhe ka vendosur te dergoje Stefen Bosuorth ne Penian me shpresen se diplomati amerikan mund te arrije nje marreveshje me kreret komuniste te Korese se Veriut per t’i bindur keta te fundit te ribashkohen ne bisedimet per carmatosjen nukleare.

Per shume analiste nderkombetare, ceshtja qe shtrohet mbetet nese diplomati Bosuorth do te pritet ne takim me liderin koreanoverior, Kim Jong Il cka do te tregonte edhe gatishmerine dhe seriozitetin e Korese se Veriut per te dale nga ngerci i tensionuar diplomatik qe ka futur veten prej kohesh.

Top Channel