Samiti i Kopenhagenit nis punimet per te shpetuar Token

07/12/2009 08:50

OKB ka celur zyrtarisht konferencen e 15-te per ndryshimet klimaterike qe do te mbahet ne Kopenhagen te Danimarkes.

Optimizmi eshte ai qe mbizoteron ne klimen e ngrohte te ketij samiti shume te rendesishem pasi vendet me te medha ndotese si SHBA, Kina apo India kane premtuar reduktime te ndjeshme te emetimit te gazrave ne atmosfere, cka ka sjelle edhe ngrohjen e ndjeshme te planetit me pasoje shkrirjen e zonave te ngrira.

Presidenti amerikan Barak Obama ka njoftuar pranine e tij ne sesionin final. “Do te mbyllet me nje marreveshje te firmosur nga te gjithe shtetet. Te gjithe kreret e shteteve jane dakord rreth nje objektivi te perbashket, por tani duhet te biem dakord si ta arrijme kete”, u shpreh sekretari i pergjithshem i pallatit te qelqte, Ban Ki Mun.

Interesimi i madh per kete konference vihet re edhe ne pranine e madhe te delegateve, rreth 15 mije, por sipas autoriteteve kerkesat kane qene me te larta, rreth 34 mije por qendra “Bella Center” nuk e ka nje kapacitet te tille. Nje e dhene tjeter interesante eshte se ne kete samit do marrin pjese 103 krere shtetesh.

Protagonistet e dy javeve kur do zhvillohen punimet do te jene SHBA, Kina, Brazili, India dhe Afrika e Jugut. “Planeti eshte i te gjitheve, por te varferit duhet te marrin pergjegjesite e tyre dhe nuk duhet te paguajne mbi kapacitetin per te arritur ne nje konsensus boteror”, shkruan “Peking News”, organ i Partise Komuniste.

Kina ka njoftuar se reduktimi i gazrave nga ana e saj do te jete ne masen 40-45 % brenda 10 vjecarit te ardhshem. Pekini do perfaqesohet ne konference nga kryeministri Wen Jiabao. Nderkohe, Brazili ka njoftuar nje qendrim me te forte.

“Do bejme kerkesa mjaft te forta per t’u kerkuar vendeve te zhvilluara 300 miliarde dollare per te reduktuar emetimin e gazrave”, tha ministri i Ambientit, Carlos Minc. Nga ana tjeter, Afrika e Jugut eshte e gatshme te reduktoje gazrat deri ne 42 % brenda vitit 2025. Pothuajse ne te njejtat shifra premtimesh eshte edhe India qe e ka publikuar qendrimin e saj vetem pak dite me pare.

FOTO GALERI
2/6
Starton sot konferenca e organizuar nga OKB

Top Channel