Rikthimi i suksesshem i Genc Tukicit

07/12/2009 19:35

Duket sikur ka lindur me pianon, vazhdimisht eshte i ulur mbi instrumentin pasi koncertet e shumta kerkojne nje studim perfekt.

Eshte Genc Tukici, djali i dyte i familjes Tukici, njeri prej emrave me te njohur te krijimtarise shqiptare, brenda dhe jashte kufijve te Shqiperise. Nje varg koncertesh e kane sjelle ne Tirane ne kete periudhe festash… njeri prej tyre eshte ne Pallatin e Kongreseve.

I kenaqur nga ftesa qe miqte dhe koleget i bejne per vit, edhe ne kete nate ai nuk harron te intepretoje dhe improvizoje dicka nga muzika e mrekullueshme shqiptare.

Nje nga pinjollet e familjes Tukici, Genci eshte i biri i tenorit te mirenjohur Ibrahim Tukici, me perfundimin e Akademine e Arteve ne Tiranen, u shqua per koncertet e tij te nivelit te larte, pjese e krijimtarise se tij eshte edhe muzika e filmit “Sinjale dashurie”, prodhim i vitit 1988.

Aktualisht ai gjendet  ne Paris si pedagog i konservatorit te Parisit, por dhe si nje pianist qe po ben nje karriere te shkelqyer. Miku i familjes Ibrahim Madhi, e njeh ne kete menyre pianistin me fame boterore.

“Per fatin e mire te tij ndodhet ne Paris. Eshte nje burre dinjtitoz ne aktivitete me te rendesishme boterore. Edhe kjo distance shkurtohet vazhdimisht sepse Genci vjen shpesh”, eshte shprehur Madhi.

Artistikisht, thote violinisti Ibrahim Madhi, Genci eshte vetvetja, pavaresisht prejardhjes se tij nga nje familje artistesh.

“Kuptohet ka pjesen e vete, sepse Ibrahimi ka qene fantastik, por ky eshte Genci, ka vleren e vete”, thote Ibrahimi.

Edmond Tullumani, producent na tregon se ka qene shok mehalle me Gencin, por njohja me kalimin e viteve mori permasa te tjera.

“Eshte vlera e nje njeriu te afirmuar si njeri, muzikant dhe tenor profesionist, e nje korrektese te papare tek ai. Eshte simboli i thjeshtesise”, shprehet Edmondi.

Ai thote se Shqiperia me publikun e saj i mungon shume. Thote se ka nje vajze, se ciles i ka mesuar shqip dhe ne shtepi, ne France ku jeton flitet shqip. Duke mbajtur me vehte nje pjese te Shqiperise, kudo qe ndodhet ne cdo cep te botes, Shqiperia mesa duket udheton me te.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA