Koncerti i “Tre tenoreve”

07/12/2009 19:25

Si cdo vit ata u mblodhen ne Pallatin e Kongreseve ne nje koncert “live” dhe me nje repertor te zgjedhur nga Puccini, Verdi, Donizzeti per t`ju uruar kryeqytetasve dhe te gjithe shqiptareve festat e fund-vitit.

Jane Adrian Xhema, Armaldo Kllogjri dhe Rame Lahaj, ky i fundit nga Kosova, qe intepretojne krijimin e Edmond Zhulalit me tekst te Nexhat Ymeraj.

Adrian Xhema takohet ne kete menyre ne Tirane, pas koncerteve te tij ne Gjermani, me publikun shqiptar dhe koleget e tij per te pushtuar skenen me zerin e tij te fuqishem.

“Dua te bej nje falenderim te vecante per ata qe kane marre pjese dhe do te marrin pjese ne kete eveniment”, eshte shprehur Armando Kllogjri.

“Dua qe te kanaqen shume me ne te heqin te gjitha problemet dhe shqetesimet e politikes dhe te kalojne ne nje bote tjeter”, theksoi ai.

Me e reja e koncertit ishte sopranoja Ramona Tullumani, 24 vjec, me nje ze tashme te pjekur, ajo i dha skenes freskine e interpetimit dhe sharmin femeror.

“Eshte dicka shume e rendesishme pasi nga ana profesionale kjo eksperience me ka vlejtur shume”, pohoi Tullumani.

Koncerti, ne edicionin e tete te tij, ishte edhe nje homazh per Artistin e Popullit Ramiz Kovaci, nderkohe qe te ftuarit e vecante te tij ishin tre artiste nga Napoli, Vitalle Ruso, Giacomo Mosca dhe Francesco Tuppo.

“Jam i kenaqur qe ndodhem ketu”, eshte shprehur Vitalle Ruso. “Jam i kenaqur qe gjendem ketu ne kete manifestim ne Tirane”, thote Francesco Tuppo. Ndersa Giacomo Mosca theksoi se: “Jam i nderuar qe te sjellim ketu kengen tradicionale italiane napoletane”.

Koncerti “Tre tenoret” ne kete menyre la pas edicionin e tete te tij, per here e me shume pritet me interesim te madh nga publiku, fal repertorit te tij te vecante e te larmishem, cdo fund-dhjetori ne kete salle shijohet ne nje mbremje te vecante muzika e mrekullueshme, shoqeruar nga zerat me te mire te muzikes klasike vendase dhe boterore, duke treguar ne kete menyre se njerezit e artit, mund te falin momente te paharrueshme tingujsh, dashurie dhe pasioni per muziken.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel