Irak, zgjedhjet do zhvillohen ne 27 shkurt

07/12/2009 14:15

Zgjedhjet e ardhme parlamentare te Irakut do te zhvillohen ne daten 27 shkurt.

Lajmin e ben te ditur televizioni shteteror irakian qe citoi zv/kryetarin e kuvendit, Khaled Atiya. Ai ka theksuar se data e shtyre rreth 1 muaj e gjysme nga ajo e vendosur me pare qe ishe 16 janari. Sipas te dhenave, komisioni elektoral eshte ne detajet e fundit te punes per hartimin e nje ligji te ri elektoral me te cilin do te zhvillohen zgjedhjet e shkurtit.

Aktualisht, kryeministri Al Maliki eshte njeriu qe mendohet si me i favorizuari per te marre serish drejtimin e qeverise pasi ai ka arritur te stabilizoje ndjeshem gjendjen ne Irak.

Top Channel