Bolivi, Morales fiton mandatin e dyte

07/12/2009 11:45

Evo Morales rizgjidhet edhe per 5 vjet te tjera ne postin presidencial te Bolivise me mbi 60 % te votave te fituara ne zgjedhjet e djeshme.

Kundershtari i tij Manfred Reyes Villa qe vjen nga radhet e se djathtes ka marre vetem 23 % te votave, duke pesuar nje disfate ne tentativen per te rrezuar Morales nga pushteti. “Populli bolivian shkroi serish historine”, deklaroi Morales nga pallati presidencial para mijera mbeshtetesve duke premtuar ndryshimin e shpejte te politikes ne sherbim te popullit.

Morales eshte kryetari i Levizjes Socialiste dhe ky eshte mandati i dyte per te. Ne zgjedhje moren pjese rreth 5 milione boliviane, te cilet kane zgjedhur edhe 66 anetaret e rinj te Asamblese Kombetare. Kjo fitore rrenjos edhe me thelle socializmin ne Bolivi, nje nga vendet me te varfera te Amerikes Latine, pavaresisht burimeve te medha natyrore qe zoteron ku vend.   

Top Channel