Miratimi i ligjit te shumperfolur animafia ka ngritur shqetesim tek te gjitha grupet e biznesit, te cilat i tremben zbatimit selektiv te tij dhe pasojave negative qe kjo do te kishte per ekonomine.
“Mund te funksionoje si ligj ne menyre selektive, qe do te thote se sot mund te perdoret nga dikush dhe neser nga dikush tjeter”, deklaron Flamur Hoxha, kryetar i Dhomes se prodhuesve te veshjeve.
Ne te njejten linje shprehet edhe presidenti i Konfindustria, Gjergj Buxhuku, i cili paralajmeron edhe deme te renda ndaj ekonomise.
“Zbatimi i ketij ligji ne kushtet ekonomike te Shqiperise, qe eshte ndryshe nga ato te vendeve te BE, mund te deformoje zbatimin e ligjit dhe te sjelle deme afatgjata ndaj ekonomise”, pohon Buxhuku.
Per shkak te rrethanave mbi te cilat eshte zhvilluar ekonomia, aplikimi i ligjit behet i pamundur. Biznesi thote se ky ligj inkriminon gjithe shoqerine.
“Per keto arsye Konfindustria i ka kerkuar presidentit Topi qe te mos e dekretoje ligjin dhe te jape me shume kohe per permiresimin e tij”, shprehet Buxhuku.
Per te zgjidhur kete ngerc qe krijon ligji, te gjitha shoqatat e biznesit i kerkojne njezeri qeverise qe te ndermarre amnistine e aseteve dhe kapitaleve te padeklaruara ne ekonomi.
“Te vendoset pika zero e referimit te pasurive te shqiptareve, qe do te thtote amnisti fiskale ne shkalle te gjere”, shton Buxhuku.
Ndersa Hoxha sugjeron qe, “krahas berjes se ketij ligji mund te behej edhe nje amnisti fiskale per te gjitha bizneset”.
Ligji antimafia, qe u miratua nga Kuvendi vetem pak dite me pare, u jep te drejte autoriteteve qe te konfiskojne pronat dhe llogarite e biznesit apo individeve, kur ato jane te pajustifikuara, duke ia lene barren e proves vete te akuzuarit.
Top Channel