Angli, 500 sterlina kush spiunon komshiun

06/12/2009 14:15

Jane gabuar ata te cilet kane menduar se epoka e spiuneve me pagese ka marre fund njehere e pergjithmome.

Nga sot e tutje, ne Britanine e Madhe nese spiunon komshiun paguhesh 500 sterlina. Nepermjet nje skeme te vecante, qeveria britanike ka nisur aplikimin e nje projekti per te inkurajuar qytetaret ne dhenien e informacionit per fqinjet e tyre te cilet banesat e dhene nga bashkia, i leshojne me qera.

Ne dispozicion te qytareve te cilet do te spiunojne jane vene disa numra telefoni, nje adrese e-mail perfshi nje faqe ne internet. Hartuesit e ketij ptojekti thone se shperblimi prej 500 sterlinash do te nxise qyataret te japin informacion ne bashkite e tyre. Sipas nje studimi jane 50.000 banesa te leshuara nga bashkite te cilat jane leshuar me qera ne kundershtim me ligjin nga personat te cileve keto shtepi u jane dhene nga shteti.

Ne dispozicion te kesaj skeme, qeveria e kryeministrit Gordon Brown ka miratuar nje fond prej 4 milione paund. Nepermjet nje fushate sensibilueze per kete skeme qytetareve u kerkohet te raportojne edhe per ceshtje te tjera si hapja shtepive publike ilegale, emigranteve ilegale apo te sjelljeve anti–sociale.

Kritiket e kesaj skeme thone se qeveria eshte duke legjitimiar spiunimin e pakontrolluar duke krijuar keshtu nje armate te tere spiunesh me pagese. Por hatuesit e kesaj nisme kane pohuar se bashkive i eshte kerkuar te jene vigjilente ndaj atyre cilet mund ta perdorin kete mundesi spiunimi per t’u hakmarre ndaj fqinjeve te tyre per inate personale.

Top Channel