Afganistan, Karzai kerkon durim

06/12/2009 19:35

Presidenti afgan Hamid Karzai ne nje interviste per CNN, i ka kerkuar Uashingtonit dhe aleateve te Nato-s te tregohen me shume te durueshem perkundrejt Afganistanit deri ne momentin kur qeveria e tij te kete kontroll te plote dhe aftesi menaxhuese te vendit.

“Ne do te perpiqemi me te gjitha forcat qe te arrijme standartet e kerkuara prej aleateve tane sa me shpejt qe te jete e mundur dhe shpresojme qe te kemi, ashtu sic po ndodh tani edhe ne te ardhmen mbeshtetjen e plote te nderkombetareve. Megjithate aleatet tane dhe vecanerisht SHBA duhet te tregohen te arsyeshem dhe me te durueshem deri sa rezultatet te vijne”, deklaroi per televizionin amerikan CNN, Karzai.

Deklarata e presidentit afgan vjen pas publikimit te planit “Obama” per shtimin e trupave me 30 mije dhe per fillimin e terheqjes prej Afganistanit pas 3 vjetesh.

Top Channel