“Knox” edhe diplomacia ne mes

06/12/2009 18:45

Ceshtja “Knox” duket se do kaloje caqet e drejtesise ne marredheniet mes SHBA-se dhe Italise. keshtu sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka nderhyre duke deklaruar se eshte gati te takohet me kedo qe ka dyshime ne lidhje me denimin e Amanda Knox.

Reagimi i Clinton ka ardhur pas deklaratave te senatores demokrate te Washingtonit, Maria Cantwell, e cila menjehere pas vendimit te gjykates se Peruxhias qe shpalli fajtore Knox dhe e denoi ate me 26 vjet heqje lirie per vrasjen e britanikes Meredit Kercher, u shpreh se gjykimi i Amandas eshte ndikuar nga “ndjenjat anti-amerikane” qe ekzistojne ne Itali dhe ka shprehur dyshime ne aftesine e drejtesise italiane per ta menaxhuar ne menyre te drejte rastin ne fjale.

Denimi i Amanda Knox pak dite me pare eshte kritikuar mjaft edhe nga mediat amerikane te cilat vene theksin ne menyren e trajtimit te provave duke u munduar ta nxjerrin amerikanen 22 vjecare si nje “manipulatore”.

Top Channel