Xhamite, Irani paralajmeron Zvicren
05/12/2009 15:35
Irani ka paralajmeruar Zvicren: nese referendumi qe ndalon ndertimin e xhamive do te behet pjese e Kushtetutes, atehere “do te kete pasoja”.
Lajmin e ka bere te ditur agjencia e lajmeve “IRNA” qe raporton nje bisede telefonike mes ministrit te Jashtem iranian, Manouchehr Mottaki dhe homologut te tij zviceran Micheline Calmy-Rey.
“Referendumi eshte ne kundershtim me prestigjin e nje vendi qe pretendon se eshte mbrojtes i te drejtave te njeriut. Vlera si toleranca, dialogu dhe respekti per fene e te tjereve nuk duhet te vendosen kurre ne nje referendum”, eshte shprehur kreu i diplomacise iraniane.
Top Channel