Vrau shoqen e dhomes, 26 vjet burg

05/12/2009 02:15

Gjykata italiane e Peruxhias ka shpallur fajtore, te rinjte Amanda Knoks dhe Rafaele Solecito per vrasjen e 22 vjecares angleze, Meredit Kercer ne 2 dhjetor te 2007.

22 vjecarja amerikane, Knoks u denua me 26 vjet burg ndersa bashkepunetori I saj italian u denua me 25 vjet burg.

Meredit Kercer u vra ne menyre barabare me 2 dhjetor te 2007 ne Peruxhia. Ngjarja tronditi opinionin italian dhe ate britanik.

Amerikania Knoks dhe britanikja Kercer ndanin bashke te njejtin apartament ne qytetin e Peruxhias.

Top Channel